OBSH shpall gjendje emergjente globale për shkak të Koronavirusit

Koronavirusi është shpallur rrezik global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mbrëmjen e së enjtes, teksa përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse po vazhdon jashtë Kinës, ku është shfaqur për herë të parë.

Marketing

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera”, ka thënë shefi i OBSH’së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për media, në Gjenevë, Zvicër.

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara i druhet përhapjes së virusit vdekjeprurëse tek vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.

Mbi 8.100 njerëz janë prekur nga koronavirusi në Kinë, ku deri më tani kanë vdekur 170 persona nga sëmundja.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus jashtë Kinës ka arritur në 98, në plot 18 vdende, ka thënë shefi i OBSH’së.
Tetë raste jashtë Kinës janë shkaktuar nga kontakti prej njeriut te njeriu, në Gjermani, Japoni, Vietnam dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht nuk ka raportime për pacientë të vdekur jashtë Kinës.

Përkundër rritjes së numrit të rasteve, OBSH’ja nuk ka bërë thirrje për kufizime në udhëtime apo tregti globale.