Ballina Lajme Botë OBSH: Vaksinat anti-Covid efektive edhe kundër variantit Omicron

OBSH: Vaksinat anti-Covid efektive edhe kundër variantit Omicron

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se vaksinat ekzistuese mund të mbrojnë ende njerëzit edhe nga varianti Omicron, një nga rastet e rënda të Covid-19.

Marketing

Kjo deklaratë vjen pasi testet e para laboratorike të variantit të ri në Afrikën e Jugut sugjerojnë se Pfizer ka të ngjarë të jetë 40 herë më pak efektiv ndaj Omicron.

Dr Mike Ryan i OBSH-së tha se nuk kishte asnjë shenjë që Omicron mund t’ju shpëtoj vaksinave.

“Ne kemi vaksina shumë efektive që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, dhe nuk ka asnjë arsye që nuk do të ndodhë kështu edhe me Omicron”-ka thënë Dr Ryan, shkruan BBC.

Ai tha se të dhënat fillestare sugjeronin se Omicron nuk i bënte njerëzit më të sëmurë se Delta dhe llojet e tjera.

Marketing
Exit mobile version