Oda e Gastronomeve me vërejtje për protokollet për dasma

Oda e Pavarur e Gastronomeve (OPG) konsideron se protokollet e reja për organizim të dasmave janë kundërthënëse dhe të palogjikshme dhe me to bëhet kufizim në kryerjen e veprimtarisë së gastronomisë përkatësisht u lejohet puna vetëm disa objekteve të caktuara gastronomike.

Marketing

“Qartë dhe publikisht thamë dhe sërish themi se dasma/ahengje ka pasur dhe do të ketë në të gjitha objektet gastronomike të cilat janë regjistruar për ushtrim të veprimtarisë gastronomike dhe të cilat punojnë në pajtim me shifrat për veprimtarinë 56 – Veprimtari për përgatitje të shujtave dhe shërbim të ushqimit të regjistruara në pajtim me Ligjin për veprimtari gastronomike në Regjistrin qendror të RMV-së. Në asnjë ligj, dekret apo rregullore nuk ekziston term I ri I krijuar – Restorante për dasma me të cilat kufizohej apo kufizohet organizimi I dasmave/ahengjeve kryesisht nën kushte të caktuara në objekte të caktuara gastronomike. Dasma/ahengje mes të cilave bëjnë pjesë edhe pagëzimet, ditëlindjet, fejesat, maturat, përvjetorë të ndryshëm nuk janë organizuar as nuk do të organizohen vetëm në këto të ashtuquajtura Restorante për dasma, por janë organizuar dhe do të organizohen në të gjitha objektet gastronomike”, thonë nga OPG.

Sipas OPG-së, me protokollet e reja është bërë padrejtësi edhe ndaj industries së muzikës.