Oda Ekonomike: Nëse s’ka para në buxhet, duhen gjetur nga jashtë

Teksa ende nuk ka një shifër të saktë për dëmet ekonomike, Oda ekonomike thotë se megjitatë është i nevojshëm intervenimi nga qeveria për sanimin e dëmeve fillestare. Vlera e ndihmës financiare që ekonomia e pret nga shteti do të varet nga masat që do të vendosë t’i marrë qeveria.

Marketing

“Nevojitet injeksion financiar në sektron real. Nëse buxheti ka mjete në rregull, në qoftë se jo duhet të sigurohen nga të gjitha burimet e mundshme, duhet të ulemi dhe të bisedojmë si do të shpërndahet barra që të mund ta tejkalojmë këtë gjendje. Në qoftë se shteti vendos që t’u ndihmojë kompanive në pjesën e mbulimit të kontributeve, pagave, atë që politika fiskale mund ta bëjë varet nga vlera e mjeteve financiare.”, tha Zoran Jovanovski nga Oda Ekonomike.

Sipas Odës, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Fondet Evropiane dhe Banka Botërore kanë mjete për qëllime të këtilla, pra qeveria të sigurojë gjithcka që mundet në këtë drejtim. Deri tani paralajmërime për mbylljen e kompanive të mëdha të huaja ka vetëm në industrinë automobilistike. Të punësuarit atje për momentin i shfrytëzojnë pushimet vjetore.

Marketing