14:57 | 28 Prill 2021
14:57 | 28 Prill 2021
Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard i huazuar te Arsenal, ka kujtuar momentin e debutimit në ekipin e parë të “Los Blancos”.
Norvegjezi që është duke shkëlqyer në “Emirates” që nga janari, do jetë me Arsenalin në sfidën ndaj Villarrealit, transmeton lajmi.net.
Odegaard shpjegoi si kaloi nga Reali te Heerenveen dhe pastaj te Vittese për t’u përmirësuar.
“Kur shkova te Heerenveen, e bëra pas tri viteve në Madrid. Nuk luaja në ekipin e parë dhe të luajë në Castilla ishte mirë, edhe pse mendoja se nuk ishte mirë për mua. Pra, vendosa të largohem”.
“Mendoja se të shkoja aty do rritesha më shumë. Dhe pastaj kalova te Vitesse, vitin tjetër, por gjithashtu mendoja se ishte optimale për paraqitjet e mia në fushë”, deklaroi ai.
Tutje, Odegaard tregoi se nuk do ta harrojë asnjëherë momentin e debutimit, ku u zëvendësua me super yllin portugez, Cristiano Ronaldo.
“Për mua gjëja më e rëndësishme ishte planet e tyre në klub, që ishte stërvitja e vazhdueshme me ekipin e parë dhe të luajë ën Castilla, ku Zidane ishte në stol atë kohë. Mendoj se për mua si 16-vjeçar ishte zgjedhje e mirë”.
“Ishte i emocionuar për të debutuar. Ata me paralajmëruan se do luaja 30 ose 35 minuta dhe kur pashë se Cristiano ishte duke ardhur drejt meje për t’u zëvendësuar, ishte moment i veçantë, ishte e pabesueshme. Do ta kujtoj atë moment gjithë jetën”, përfundoi ai.
Mediat spanjolle raportojnë se Odegaard në fund të edicion do rikthehet te Real Madrid./Lajmi.net/