OEMVP e prezantoi platformën e saj para PDSH-së

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) sot në takim pune i njoftoi përfaqësuesit nga PDSH me platformën e tyre. Oda i përsëriti angazhimet për pjesëmarrje të biznes sektorit në sjelljen e zgjidhjeve ligjore, për nevojën për qeverisje të së drejtës dhe për realizim të projekteve infrastrukturore, posaçërisht në zonën Vizbeg.

Marketing

Para liderit të PDSH-së Menduh Thaçi u përsëritën parimet kyçe që i kërkojnë kompanitë nga krijuesit e politikave: transparencë dhe përgjegjësi, ulje të zhvillimit të barabartë ekonomik rajonal, ulje të papunësisë, krijim të strategjisë afatgjate për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe rritje të BPV-së mbi katër për qind gjatë katër viteve të ardhshme.

“Këto takime realizohen me qëllim që të prezantohet platforma ekonomike e OEMVP-së e cila përmban masa dhe prioritete që duhet të përfshihen në programet politike të partive të cilët do të jenë në pushtet. Platforma është ndërtuar në bazë të parimeve themelore mbi të cilat do të ndërtohet mirëkuptim i ndërsjellë midis partisë qeveritare dhe bashkësisë afariste”, tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Kryetari i PDSH-së Thaçi theksoi se masat që i propozon Oda do të shqyrtohen nga ekipi ekonomik i partisë.

Takimi i sotëm i punës ishte pjesë e serisë së takimeve që para zgjedhjeve i realizon Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore me partitë politike

Marketing