Ofendimet e Dijana Toskës ndaj grave shqiptare,reagon VLEN

Deputetja shqiptare e cila duhet të përfaqësoj gratë shqiptare në Parlament, merr guximin të ofendoj dhe të ulë gratë shqiptare që merren me politikë. Dijana Toska e cila mendonte që përmes BDI-së do t’i punësoj e avancoj shqiptarët edhe në NASA, turret ndaj grave shqiptare dhe aktivisteve të sinqerta me një gjuhë vullgare e barbare që nuk i shkon përshtati askujt aq më pak të zgjedhurës së popullit.

Marketing

Ajo merr guximin t’i quaj sorrë dhe harabele aktivistet dhe politikanet shqiptare. Kjo gjuhë është degradim i politikës dhe aq e ulët saqë duhet të dënohet edhe nga bashkëpartiakët e saj. Pra, Dijana Toska, ajo e cila e la Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj, në mëshirën e fatit, e zhyti në borxhe, e la pa rrymë dhe në gjendje të mjerueshme. Dhe, tani sërish ka kurajo të ofendoj gratë shqiptare. E turpshme, e ulët!

BDI dhe anëtarët e saj çdo ditë e më shumë që po kalojnë në opozitë po vërtetojnë se sa të frustruar janë që kanë humbur pushtetin. Piskamat e tyre çdo ditë e më shumë pohojnë se i kanë për tenderët dhe jo për shqiptarët. Populli shqiptarë e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk bëhet pjesë e mashtrimit të tyre.