Oficerja shqiptare në armatën zvicerane uron Ushtrinë e Kosovës (FOTO)

Kaltrina Azizi me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës, ka uruar gjithë qytetarët për këtë ditë historike, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Marketing

Njëherit ajo është edhe shqiptarja e parë e cila është pjesë e forcave tokësore (Infanteris-Forcat ) ne ushtrinë Zvicerane. Ajo ka kryer trajnimet dhe studimet në një nga shkollat e oficerëve më të vështira fizike dhe psikike.

Kaltrina Azizi, e cila ka lindur në Bernë të Zvicrës dhe është me prejardhje nga Lugina e Preshevës (Bujanoca) më 3 shkurt është graduar nga Oberi Gst Roduner (Kolonel) me titull oficer-lejtënant dhe është pranuar në korin e oficerëve nga Brigader Nageri.

Marketing