OH “El Hilal” në Bursë për vazhdimin e bashkëpunimit

Sot në Bursë të Turqisë, ku jeton një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, për vizitë qëndroi një delegacion i OH “El Hilal”. Qëllimi i vizitës është takimi me kryetarin e sapo zgjedhur të këtij qyteti, Alinur Aktash dhe për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet e fundit lokale.

Marketing

Delegacioni, ku merrnin pjesë kryetari i organizatës, Behixhudin Shehapi, Sekretari Ali Sadiku, anëtari i Këshillit drejtues Irfan Isaku dhe Kryetari i degës së Shkupit Fatmir Murtezani, pati një pritje të ngrohtë nga kryetari Aktash, i cili konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit të deritashëm.

Marketing