Ballina Lajme Maqedoni OH “El Hilall”, 45 fëmijë në ekskursion në Bursë dhe Stamboll

OH “El Hilall”, 45 fëmijë në ekskursion në Bursë dhe Stamboll

Për të nëntën herë me radhë organizata “El hilall” dërgon 45 fëmijë nga kategoritë sensitive në ekskursion në qytetin e Bursës dhe Stambollit.

Marketing

Së bashku me fëmijët udhëtojnë edhe 5 edukatorë, bëjnë të ditur nga Organizata Humanitare “El-Hilall”.
“Ky udhëtim ka një karakter edukativo – arsimor dhe realizohet në Turqi. Nëpërmjet këtij aktiviteti ne i mundësojmë kësaj kategorie t’i vizitojnë dy qytete shumë të rëndësishme, Bursën dhe Stambollin, në aspektin e trashëgimisë kulturore. Bursa është nën mbrojtjen e UNESKO-s. Prej këtij viti, ky aktivitet i yni në bashkëpunim me Bursën ka karakter ndërkombëtar”,- tha kryetari i organizatës, Behixhudin Shehapi.

Fëmijët shprehen të kënaqur që do të vizitojnë disa vende të Turqisë.

“Është hera e dytë që shkoj me Shoqatën “El hilall” në Turqi. Jam shumë i kënaqur nga kjo shoqatë. Herën e parë kur kam qenë në Turqi kam njoftuar shumë shokë dhe shoqe”,- tha një fëmijë.

“Kur kam qenë herën e parë shumë më ka pëlqyer. Kemi parë bukuritë e Stambollit dhe Bursës”,- theksoi një fëmijë.
“Surprizat shpresoj se nuk do të jenë sikur herën e parë. Mendoj se do të jetë edhe më mirë. Herën e kaluar ka qenë shumë bukur edhe këtë vit po shkojmë në Turqi. Një javë do jemi në Stamboll dhe 1 javë në Bursë”,- u shpreh një fëmijë. Nga kjo organizatë theksojnë se këtë herë janë përfshirë edhe fëmijët nga Kumanova dhe Gostivari.

Exit mobile version