Ohër, ndalohet ndërtimi i minaresë së xhamisë së Ali Pashës

Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka stopuar ndërtimin e minaresë së xhamisë së Ali Pashës në qendër të Ohrit.

Marketing

Inspektorët e kësaj drejtorie në një raport të tyre kanë shkruar se ka parregullsi dhe lëshime në procesin e ndërtimit, ashtu që janë shqiptuar edhe dënime në adresë të investitorit.

Zvonimir Nikolovski, udhëheqës i sektorit për prevenim dhe mbikqyrje të trashëgimisë kulturore tha për TV24 se investitori nuk i është përmbajtur vendimit për konservim të këtij objekti gjatë procesit të meremetimit dhe ndërtimit.
Xhamia daton nga shekulli 15 dhe se duhet të ndërtohet minareja me gjatësi prej 32 metrave.

Shoqata maqedonase “Vetëdija” tashmë dy vite po proteston kundër meremetimit të kësaj xhamie, duke e lënë vetëm si objekt muze pa minare. (INA)

Marketing