Ohri dhe Novosella zgjedhin kryetarë të komunave

Së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale sot po mbahet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të Ohrit dhe Novosellës.

Marketing

Sipas listës zgjedhore përfundimtare të KSHZ-së, për zgjedhjet e parakohshme lokale në Ohër të drejtë vote kanë 52.303 qytetarë ndërsa në Novosellë 11.365

Në të dy komunat votuesi, krahas fletëvotimit për president, merr edhe një fletëvotim vetëm për zgjedhjen e kryetarit, duke marrë parasysh se këshillat janë formuar në zgjedhjet e rregullta lokale. Për votim në zgjedhjet lokale, votuesi nënshkruhet në ekstraktin dedikuar për zgjedhjet lokale.

Në komunën e Ohrit zgjedhjet për kryetar janë shpallur për shkak të vdekjes së papritur të kryetarit Jovan Stojanovskit, ndërsa në Novosellë do të zgjidhet kryetari i ri, sepse ish kryetari, Boro Stojçev ka parashtruar dorëheqje pasi ishte dënuar me dënim me burg për tentim për kontrabandë me cigare.

Në raundin e dytë për kryetar të Komunës së Ohrit janë Konstatin Georgieski nga LSDM-ja dhe Mitre Milloshoski nga VMRO-DPMNE. Në raundin e parë, Georgeski fitoi 13.037 vota, ndërsa Miloshevski fitoi 10.614. Në Ohër janë regjistruar 52,303 votues, ndërsa në rrethin e parë votuan 28,118 qytetarë ose 53,76 për qind.

Për vendin e zbrazur të vendit të kryetarit në Novosellë kandidatë janë Nikolla Andonov nga LSDM-ja dhe Nikollçe Stoillkov nga VMRO-DPMNE-ja. Andonovi fitoi 2.693 vota në raundin e parë dhe Stoilkov 2.753. Në këtë komunë janë regjistruar 11,365 votues, ndërsa në raundin e parë votuan 5,549 qytetarë, ose 48.83 për qind të votuesve.

Zgjedhje u shpallën edhe në Dibër, por kryetari i komunës u zgjodh që në raundin e parë, ku fitoi Hekuran Duka nga BDI-ja.

Marketing