OJQ-të: Të mbrohen viktimat e dhunës në familje

Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, kërkon nga institucionet koordinim më të madh në parandalimin e rasteve të dhunës dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Marketing

Në debatin e përbashkët me gjykatës dhe prokurorë, Qendra për mbrojtje sociale dhe punë sociale, policinë, përmes disa rrëfimeve për vëzhgimin e situatave, u shpalosën masat e nevojshme parandaluese.

“Një viktimë e dhunës në familje, kur të bëjë denocimin e rastit dhe gjatë procesit gjyqësor, kemi kërkuar që e njëjta të jetë e liruar nga të gjitha shpenzimet gjyqësore dhe gjithashtu viktima të mos ketë anulim të seancave gjyqësore”,- tha Stojan Mishev nga Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave.

Nga resori i Ministrisë së Drejtësisë thonë se ligjërisht është mbuluar kjo sferë, por edhe më tej ka vend për përmirësim të dispozitave.

“Si Ministri e Drejtësisë e kemi të mbuluar sferën penale, por sa i përket sferës civile, ndryshimet e ligjeve duhet të bëhen tani, në pajtueshmëri me reformat në fund të vitit 2019 dhe fillim të viti 2020”,- tha zëvendësministri i drejtësisë, Oliver Ristovski.

Se nevojiten më shumë angazhime në këtë sferë konfirmuan edhe nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë. Janë të arsyeshme vendimet e shoqatave, thonë nga kjo akademi.

“Ndalesa e kryerësit të veprës t’i afrohet viktimës, të mos posedojë arme zjarri, shërim i obligueshëm i viktimës dhe dhunuesit nëse i njëjti ka probleme shëndetësore psikike, largimi i kryerësit të veprës prej shtëpie pavarësisht se prona mund të jetë e tij”,- u shpreh drejtuesja e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve, Natasha Garber Damjanovska.

Nga OJQ-të paralajmëruan vazhdimin e ndihmës direkte dhe përkrahjes së grave viktimë e dhunës në familje dhe do të marrin raste të përbashkëta për përfaqësimin e viktimave të dhunës në nivel ndërkombëtar.

Marketing