Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë paralajmëroi sot se mungesa e karburantit do të jetë “arsyeja kryesore” për vdekjet në Rripin e Gazës nëse enklava e rrethuar nuk furnizohet me të.
“Kemi nevojë për një armëpushim tani dhe karburant”, tha Philippe Lazzarini, komisari i përgjithshëm për Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në një konferencë shtypi në Gjenevë.
Lazzarini nënvizoi se situata e karburanteve mund të ishte zgjidhur shumë kohë më parë dhe shtoi se “sa më shumë të presim, do të shohim karburantin të bëhet shkaku kryesor” për vdekjet e palestinezëve në Gaza.
Ai tha se kanë marrë një sasi “të vogël” karburanti, “gjysma e një kamioni”, të mërkurën, por se Izraeli e ka kufizuar përdorimin e atij karburanti për të ndihmuar kamionët që mbërrijnë në vendkalimin Rafah.