Omer Kaleshi nderohet me çmimin shtetëror “Nënë Tereza”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot iu nda çmimi shtetëror “Nëna Tereza” për vitin 2018 aktivistes Lençe Zdravkin dhe piktorit Omer Kaleshi.

Marketing

Çmimi ndahet për arritjet e shquara në interes të shtetit në fushën e humanizmit, solidaritetit njerëzor dhe nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellët dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.

Ky çmim ndahet nga viti 2006 më 26 gusht – ditën e lindjes së Nënë Terezës.

Nga 26 gushti deri më 5 shtator do të mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Shën Nënë Terezës”, në organizimin e shoqatës qytetare “Shkupjania Nëna Terezë”.

Marketing