Ballina Aktuale Omer Xhemaili me mesazh për vaksinim te shqiptarët

Omer Xhemaili me mesazh për vaksinim te shqiptarët

Omer Xhemaili me mesazh për vaksinim te shqiptarët

Marketing

Omer Xhemaili, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin e Cyrihut në Zvicër me një deklaratë për albinfo.ch i u është drejtuar shqiptarëve me një apel urgjent për vaksinim kundër COVID-19.

Ai ka thënë se vaksinimi shpëton jetë nga vdekja.

“Po ju drejtohem me lutje të drejtpërdrejtë dhe urgjente. Vaksinohuni menjëherë e pa ngurrim. Vaksinat që jepen në Zvicër janë të sigurta. Vaksinimi është rruga e vetme për t’u përballur me pandeminë. Mos i besoni asnjë lajmi të rrejshëm e as një teorie të komplotit që sidomos në rrjete sociale përhapen nga njerëz të pandërgjegjshëm. Vaksinat janë zbuluar nga shkencëtarët më të shkathët. Vaksinat ju shpëtojnë nga vdekja“, thotë ai.

Marketing
Exit mobile version