“Omicron”, OBSH: Deri tani asnjë vdekje, mund të ketë pasoja të rënda

E gjithë bota i frikësohet përhapjes së variantit “Omicron”, i cili në pak ditë që nga zbulimi i tij në Afrikën e Jugut tashmë ka kaluar kufijtë e disa kontinenteve, nga Evropa në Australi.

Marketing

Pikërisht për këtë arsye, është zhvilluar një takim mes ministrave të shëndetësisë të G7.

“Ne duhet të vazhdojmë të veprojmë shpejt të rrisim përpjekjet për vaksinim, për të rritur mbrojtjen tonë.”- shkruan Komisionerja e Shëndetësisë në BE Stella Kyriakides në Tëitter, e cila ka marrë pjesë në takimin e G7.

“Është një garë me kohën” për të kuptuar më shumë dhe për të miratuar masat e duhura, nënvizon presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen .

“Fryma e veprimit kolektiv është e vetmja përgjigje vërtet e fuqishme për të luftuar këtë pandemi dhe për të luftuar pandemitë e ardhshme. Vetëm përgjigjet kolektive, efektive dhe të menjëhershme mund të funksionojnë kundër viruseve.” Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se varianti Omicron i koronavirusit mund të ketë “pasoja të rënda”, raporton Sky News. ” Shkak për këtë janë bërë mutacionet e shumta që mund të rrisin transmetueshmërinë dhe për pasojë shtojnë shanset për një valë të re përhapjeje në nivel global. “Deri më sot, nuk ka pasur asnjë vdekje të raportuar në lidhje me variantin Omicron” të koronavirusit”, thuhet në një dokument zyrtar.