Opozita kërkon më shumë kohë për debat, Xhaferi: Keni kohë 4 vjet të punoni, do të punoni!

Interpelanca ndaj zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov do t’i presë minutat e fundit. Kjo për shkak se edhe pse u rikthyen deputetë në Kuvend, sërish u shpall pauzë.

Marketing

Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-së kërkoi që debati të vazhdojë deri para orës 24:00, por kjo u kundërshtua nga kryeparlamentari Talat Xhaferi.

“Pauza u kërkua me qëllim dhe kjo në të ardhmen do të ju kushtojë shumë. Jam shumë serioz në këtë që po ua them. Për këtë, i nderuari kryetar, konsideroj se duhet të vazhdojmë me debat edhe për një kohë që të lemë kohë për votimin ndaj interpelancës”, tha Micevski.

Duke iu përgjigjur Micevskit, Xhaferi tha se votimi do të bëhet në minutat e fundit dhe shpalli pauzë.

“Në këtë situatë, kur merreni vesh për një punë dhe më pas nuk e respektoni atë punë dhe në bazë të kohës… Do të punoni, pa brenga, do të punoni…Keni katër vjet që të punoni, ditë e natë nëse doni. Por, sa i takon interpelancës, duhet të përfundojë ajo, dhe sipas asaj që u morëm vesh, folësi i fundit do të jetë Gordana Siljanovska. Nëse është qëllimi të votoni 5 minuta në 12-të, do të votoni. Por unë tash do të shpall pauzë”, tha Xhaferi./TV21