Ballina Aktuale Opozita kthehet sot në Parlament

Opozita kthehet sot në Parlament

Sot opozita rikthehet në Parlament duke shpëtuar në këtë mënyrë edhe mandatet.

Marketing

Edhe pse mes tyre kishte nga ata të cilët mbrojtën idenë e djegies së mandateve, aleatët opozitarë ranë dakord që të rinisin aktivitetin parlamentar ditën kur diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim buxhetin e vitit 2019.

Hapin e parë për rikthimin zyrtar në Parlament, opozitarët e hodhën në Konferencën e Kryetarëve ditën e martë, ku përfaqësuesit e saj morën pjesë.

Konferenca përfshiu në rendin e ditës së punimeve të Parlamentit reformën zgjedhore. Mazhoranca depozitoi në Kuvend draftin e padakortësuar dhe kërkoi që të miratohet menjëherë në një nga dy seancat e parashikuara, por opozitarët bënë me dije se nuk kanë ndërmend ta votojnë.

Marketing
Exit mobile version