Ballina Lajme Maqedoni Opozita shqiptare kërkon anëtar në KSHZ, Zendeli: Pushteti don të mbajë në...

Opozita shqiptare kërkon anëtar në KSHZ, Zendeli: Pushteti don të mbajë në kontrollë KSHZ-në

Opozita shqiptare kërkon zgjedhjen e kandidatit të saj për anëtar në KSHZ. Në të kundërtën akuzon pushtetin se po përpiqet të mbaj nën kontroll të plotë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për të falsifikuar zgjedhjet.

Marketing

Ftojnë kreun e ri të Kuvendit që të të caktojë sa më shpejtë seancën e Komisionit përkatës dhe seancën plenare për votimin e kandidatit të opozitës shqiptare.

“Dëshirojmë që pushtetit ti japim edhe një mundësi që të dëshmojë veten se është proevropiane siç dëshiron të shitet dhe jo pro-ruse, ashtu siç po vepron. Kërkojmë nga kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili gjatë marrjes së detyrës dje deklaroi se do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, urgjentisht, të udhërojë komisioni për Zgjedhje dhe Emërime që të mbajë seancë dhe për anëtar të KSHZ-të para Kuvendit ta propozojë kandidatin e opozitës Shqiptare, z. Abdush Demiri. Me këtë veprom kryetari i ri do të dëshmojë se punon në interes të gjithë qytetarëve e jo në interes të BDI-së dhe pushteti që tenton të manipulojë zgjedhjet”, u shpreh Fadil Zendeli nga LEN.

Marketing
Exit mobile version