Ballina Aktuale Opozita shqiptare propozon kandidatin për anëtar të KSHZ, ja kush është?

Opozita shqiptare propozon kandidatin për anëtar të KSHZ, ja kush është?

Abdush Demiri është kandidati i bllokut opozitar shqiptar “Lëvizja Evropiane për Ndryshim” për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Marketing

Këtë e bëri të ditur në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, përcjell INA.

Sipas tij, kandidati i tyre i plotëson kushtet dhe do të aplikojë për shpallje. Mexhiti nënvizoi se ajo pozitë në KSHZ duhet të plotësohet sa më shpejt që, siç tha ai, të ndalen spekulimet se Qeveria po përgatit zgjedhje të padrejta.

“Vetë fakti që është kërkuar mendim nga një komision në Kuvend për të përcaktuar se kujt i takon ai vend, do të thotë se po përgatitet një skenar”, tha Mexhiti, duke shtuar se qëllimi është që ata të jenë jashtë fushatës mediatike dhe të mos kenë anëtarë në komisione zgjedhore.

Pas emërimit të Krenar Logës nga Aleanca për Shqiptarët si ministër i Drejtësisë, një vend në KSHZ ka mbetur vakant, i cili duhet të plotësohet nga një përfaqësues i opozitës.

Demiri është sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa. Ai gjatë pjesëmarrjes së kësaj partie si pjesë e pushtetit ishte emëruar drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing
Exit mobile version