Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, 33 persona nuk e kanë respektuar orën policore, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Për këtë, janë arrestuar 25 persona, ndërkaq të tjerëve u janë marrë të dhënave dhe do t’i ndjekë procedurë adekuate.
Në territorin e shtetit, sipas të dhënave të evidentuara, 112 personave u janë dhënë vendim për izolim, ndërkaq 82 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim.