Gjatë orës policore së fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka konstatuar se 50 qytetarë të Maqedonisë së Veriut e kanë shkelur orën policore, ku 42 prej tyre janë arrestuar.
Për qytetarët e tjerë do të vijojë procedurë adekuate.
Nga ky dikaster, gjithashtu njoftojnë se 65 qytetarëve u është dhënë vendimi për izolim, ndërkaq 65 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim. Në karantinë shtetërore kanë hyrë 29 qytetarë të tjerë.