Ballina Lajme Maqedoni Ora policore, regjistrohen 83 shkelje

Ora policore, regjistrohen 83 shkelje

Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së për periudhën 16/17.04.2020, lidhur me kufizimin për lëvizje, është evidentuar se në nivel të shtetit 83 persona nuk e kanë respektuar orën policore, pas çka kanë arrestuar 56 prej tyre, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritën procedura adekuate.

Marketing

Gjithashtu, sipas statistikave gjatë natës së kaluar 163 personave u janë dhënë vendime për izolim dhe 47 të tjerëve për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policor janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka është konstatuar se tre persona nuk kanë respektuar masën izolim, respektivisht vetizolim.

Marketing
Exit mobile version