Ora policore, shkupjanët “braktisin” vendin

Sapo kanë përfunduar punët në administratë, banorët e Shkupit , u janë drejtuar qyteteve dhe fshatrave ku lëvizja lejohet nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 16.

Marketing

-Në fundjavë të vazhduar?
-Po.
-Ku?
-Në Ohër.
– Për Shkak të orës policore që të jeni më të lirë?
-Po.
– Në shtëpi nuk jetohet, jemi 15 persona

“Ikim nga burgu. Në Shkup 24 orë kufizim. Mjaft ishte, S’kishte nevojë që të qëndronim të gjithë të mbyllur”

-Në Ohër.
– Nuk keni frikë nga virusi që të shkoni atje?
-Nuk ka atje. Në Shkup ka.

“Ashtu, në Ohër. Po ikim, do të shkojmë në fshat. Nuk mundemi më. Gjatë kohë kemi duruar”

“Kam prindërit në Ohër, duke t’i vizitoj patjetër. Nuk ka kush të kujdeset për ata”

Falë vendimit selektiv të Qeverisë, qytetarët që largohen nga vatrat e virusit korona, rrezikojnë që të bëhen shkaktarë për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në komunat ku momentalisht ky numër është i ulët. Këtë e thotë edhe infektologu Fadil Cana.

Mua thjesht nuk më pëlqen pse janë të ndara komunat, pavarësisht se kjo deklaratë mund të nxisë revolt tek qytetet me masa më pak lehtësuese. Të gjithë përgatiten sot të largohen nga Shkupi, të mund të shkojnë në ndonjë nga qytetet nga e kanë prejardhjen. Hipotetikisht ekziston mundësia që virusit të transferohet prej këtu në ndonjë nga ato vende ku do mund të lëvizin lirshëm deri në orën 16”, pohoi Fadil Cana, infektolog.

Pavarësisht vendimit për ndalim të lëvizjes, disa klerikë të kishës ortodokse maqedonase, u kanë bërë thirrje besimtarëve që të grumbullohen në oborret e kishave për të shënuar ditën e shpirtrave. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, kërkoi që t’i tërheqin këto thirrje.

Marketing