Ora policore sot fillon prej orës 15:00 deri në orën 05:00 të së hënës

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut këtë fundjavë do të jenë në karantinë shtetërore prej 38 orëshe.

Marketing

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, qytetarët sot do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë deri në orën 15:00 të ditës së sotme, ndërsa pas kësaj fillon ora policore dhe do të zgjas deri të hënën në mëngjes në orën 05:00.

Për të moshuarit mbi 67 vjet sot lëvizja e lirë është e lejuar deri në orën 11, ndërsa për të miturit nën 18 nga lëvizja e lirë do të jetë prej orës 12:00 – 15:00.

Të dielën do të jetë orë policore 24 orëshe dhe se do të vlejë për të gjithë qytetarët, përveç atyre që kanë leje të posaçme për lëvizje.

Marketing