Qeveria sot e miratoi Vendimin për përcaktimin e orarit të punës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore, në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për kufizimin e lëvizjes.
Sipas orarit të miratuar, përcaktohet se orari i punës në këto institucione fillon midis orës 7:30 dhe 8:30 dhe përfundon midis orës 15:30 dhe 16:30, me kohëzgjatje të përgjithshme të orarit të punës prej tetë orësh.