Ballina Lajme Maqedoni Orban: Jemi këtu për të ndihmuar për problemin me Bullgarinë

Orban: Jemi këtu për të ndihmuar për problemin me Bullgarinë

Kryeministri hungarez Viktor Orban, para fillimit të takimit me kryeministrin e RMV-së Hristijan Mickoski, tha se një nga arsyet pse ai ndodhet në Ohër është zgjidhja e kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Marketing

– Maqedonia e Veriut ka një mosmarrëveshje me bullgarët, të cilët po bllokojnë procesin e anëtarësimit. Hungaria është kryesuesja e Unionit, ndaj mund të thuhet se është detyra jonë të shkojmë në vende të caktuara për të zgjidhur konfliktet ekzistuese. Kjo është pjesërisht arsyeja pse ne jemi këtu. Megjithatë, presidenca kalon shpejt, por ka çështje që nuk kalojnë lehtë, siç është migrimi , ka deklaruar Orban.

Sipas tij, ekziston edhe një arsye e tretë pse delegacioni hungarez është këtu në Ohër, ajo është fakti se nëpër Maqedoni kalojnë rrugë të rëndësishme tregtare.

– Nëse duam t’i çojmë mallrat tona në det në Hungari, rruga për në portet greke të çon përmes Maqedonisë së Veriut. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është i rëndësishëm, tha kryeministri hungarez.

Marketing
Exit mobile version