Ballina Lajme Maqedoni Orce Kamçev dhe gazetarja Trajkovska, dëshmitar në rastin “Tortura”

Orce Kamçev dhe gazetarja Trajkovska, dëshmitar në rastin “Tortura”

Biznesmeni Orce Kamçev dhe gazetarja Olivera Trajkovska, do të dëshmojnë në seancën e rradhës për rastin e PSP-së “Tortura”, gjegjësisht për arrestimin e Lube Boshkovskit, ku njëri ndër të akuzuarit është ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Marketing

Dëshmitarët janë ftuar pasi që u publikuan “bomba”, ku flasin për arrestimin e Boshkovskit.

PSP ka kërkuar që me Kamçevin dhe Trajkovskin, të dëshmojë edhe Ivo Kotevski, ish-zëdhënës i MPB-së.
Në seancën e sotme kanë dëshmuar të punësuar në MPB, të cilët nuk kishin patur paraprakisht detaje mbi aksionin.
Seanca e rradhës është caktuar për më 30 qershor./Alsat

Marketing
Exit mobile version