Orce Kamçev është dërguar në kardiolog

Me udhëzim të mjekut të burgut, biznesmeni Orce Kamçev sot është dërguar për kontroll në klinikën e kardiologjisë në Shkup.

Marketing

Pas kontrollit, Kamçev është kthyer në burg, transmeton gazeta Lajm.
“Rezultatet i kanë dalë të shkëlqyeshme dhe për këtë kemi edhe dokument të kardiologut-internist i cili e ka kryer kontrollin”, ka deklaruar per Tv Telma drejtori i burgut, Marijan Spasovski.

Kontrolli vjen pas ankesës së avokatit se Kamçev nuk është në gjendje të mirë shë detësore dhe se ndaj tij po ushtrohet “torturë”.