Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit 103 persona janë paralajmëruar për mosrespektimin e masave për mbrojtje personale.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 42 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 32 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 53 personave ndërsa 76 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.
Policia ka kryer 2.629 kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku nuk janë regjistruar shkelje të masave.
Në karantinë shtetërore brenda 24 orëve të fundit janë futur 32 persona.