Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve: Kompromisi shitës-blerës i vështirë

Çdo prodhim që nuk ka garancë mund të reklamohet në periudhë prej 6 muajve me llogari fiskale dhe ambalazhë të ruajtur.
Po ashtu gardëroba e cila gjatë larjes zbehet apo këpucët që kanë mangësi mund të ndërrohen apo të kthehen, por për këtë shumë pak konsumatorë janë të informuar. Tregtarët heshtin dhe kur paraqitet një situatë e tillë shpeshherë nuk realizojnë të drejtat e konsumatorit. Po ashtu çështje tjetër është se sa janë reale zbritjet e çmimeve.

Marketing

Zbritjet, likuidimi total, edhe pse qëndrojnë në vitrina, shpeshherë vlejnë për një apo dy prodhime. Tregtarët bëjnë gara për profit ndërsa konsulamtorët ngelen të mashtruar. Nga Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve thonë se rregullativa e re ligjore do të rregullojë të drejtat që kanë të bëjnë me shitjen dhe promovimin e prodhimeve.

“Konsumatori mund ta ndërrojë prodhimin, nëse nuk është i dëmtuar, apo të mos jetë i veshur në dasmë, dhe pastaj atë të tentojë ta kthejë. Jo në tërësi janë këto të drejta në mënyrë të tillë të mbrojtura, rregullat ekzistojnë, por janë të ndryshme për gardërobë dhe mallra teknike. Prodhimet teknike lihen para dere te kosumatorit, me ç’rast nuk ka shkresë se a ka qenë i dëmtuar aparati apo është dëmtuar gjatë bartjes”,- u shpreh Marija Lonçar Vellkova nga Organizata e Konsumatorëve.

Nëse një aparat i caktuar nuk punon, konsumatori ka të drejtë të kërkojë të ri, por kompromisi vështirë arrihet. Numri më i madh i ankesave ka të bëjë edhe me mospasjen e deklarimeve për ushqimet.

Nëse një ushqim i caktuar është i prishur, ekziston afat kohor prej 3 ditësh për t’u kthyer, por tregtarët nuk e respektojnë këtë.

“Konsumatori i zakonshëm duhet të ketë të drejtë, por edhe tregtarët nga shitja mbijetojnë. Kështu që duhet pasur kompromis mes të dyja palëve”,- tha një qytetar.

“Që të dyja palët mendojnë se kanë të drejtë. Shumë e vështirë…”,- theksoi një qytetar.

Në adresë të Organizatës së konsumatorëve ankesa të shumta ka edhe për telefona të prishur celularë, kompjuterë, aparate amvisërie dhe përpunim jo i duhur i mobiljeve. Inspektorati Tregtar ka përgjegjësi rreth mbrojtjes së klientëve në pjesën e tregtisë dhe shërbimeve, ndërsa në Agjencinë për ushqim paraqiten parregullsitë sa i përket produkteve ushqimore. Nga Agjencia e konsumatorëve thonë se nëse nuk gjendet kompromis mes blerësit dhe tregtarëve, në këtë dy adresa do mund të dërgohen ankesat e blerësve.