Organizatorët e 27 prillit, Ivanov: Ishte e pamundur të shpalli gjendje lufte

Ish kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov,në cilësinë e dëshmitarit për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend,në seancë dhe jasht sajë, tha se natën e 27 prillit, nuk ka pasur ndërmend të shpallë gjendje luftë. Sipas Ivanov, shpekulimet për shpalljen e gjendjes së luftës janë ngritur nga një gazetë javore, një javë para ngjarjeve të Kuvendit, shkrim për të cilin kanë shkruar edhe mediat e huaja. Përveç deklarimit të tij për shpalljen e gjendjes së luftës, Ivanov nuk u ndal të përgjigjet se nëse ka pasur takim atë natë më ndonjërin nga të akuzuarit.
“As një nga kushtet e parapara me Kushtetutë për shpalljen e gjendjes së luftës, nuk ishin plotësuar. Sipas Kushtetutës, vendimin për gjendjen e luftës e sjell Kuvendi me 2/3 e votave. Nëse nuk mblidhet Kuvendi, atëherë Kryetari i shtetit mund të shpallë gjendje lufte, të cilën e jep në vërtetim pas mbledhjes së Kuvendit. Ai tekst shkaktoi shqetësim të madh dhe interpretime të ndryshme dhe sot akoma po zvarritet në gjykata diçka që teoritikisht ka qenë e pamundur . Ne në vitin 2001 kishim konflikt lufte dhe nuk u shpall gjendje lufte. Kjo është pjesë e skenarit apo shembull shkollorë për luftë psikologjike.”, tha Gjorgje Ivanov, dëshmitarë.
Ivanov në seancë tha se nuk ka pasur as një loj informacioni se për natën e 27 prillit po përgaditet diçka. Ai foli edhe për lëvizjen “për Maqedoni të përbashkët”, protestat e të cilëve tha se i ka përkrahur.
“Unë disa herë publikisht e kam mbështetur lëvizjen. Pas publikimit të tekstit për platformën e Tiranës, kishte reagime të ashpra nga indivitë, institucione e posaçërisht nga diaspora, pasi që atëherë kishte deklarata nga Kryetari i Kosovës dhe Kryeministri i Shqipërisë. Ajo u përputh edhe me një intervistë të një kongresmeni amerikan i cili tha se Maqedonia si shtet nuk duhet të egzistojë. Të gjithë këto reagime përbënë lëvizjën “Për Maqedoni të përbashkët.”, tha Ivanov.
Se Ivanov ka planifikuar të shpall gjendje lufte kishin deklaruar edhe tre të akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, që ishin në gjykimin paraprak për këtë rast. Ata kishin thënë se natën e 27 prillit një i punësuar në DSK ka marrë infomrmacionin nga Kabineti i Kryetarit, se Ivanov do të shpallë gjendje lufte. Të akuzuar në këtë rast për veprën rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë janë ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, Ish Ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski dhe Ish drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski.
Marketing