Organizimi i “EURO 2027” nga Shqipëria dhe Serbia, Duka: Kemi folur me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, nuk i kishin mundësitë

Shqipëria dhe Serbia, do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian në futboll në kategorinë U21.

Marketing

Vendimi zyrtar do të jepet më 16 dhjetor nga UEFA.

Kjo çështje bëri bujë të madhe në trojet shqiptare, duke u kundërshtuar në masë të madhe.

Për këtë ka folur edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Duka tha se për këtë projekt fillimisht kishte folur me drejtuesit e federatave të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, ata kishin deklaruar se nuk kishin mundësi të merrnin pjesë në organizim.

“Ne paraprakisht kemi biseduar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk i kanë pasur mundësitë. Pra diskutimi i parë ka qenë me këto dy vende. Krerët e dy federatave kanë thënë se ne nuk mund të jemi pjesë e këtij projekti. Pastaj kemi vazhduar më tutje. Është normale që të ketë mendime të ndryshme, duke pasur parasysh historikun. Projekti është sportiv, ne bashkëpunojmë me Federatën serbe dhe jo me shtetin serb, Policinë a dikë tjetër. Ne nuk jemi duke amnistuar historinë. Nuk është mirë ngjyrimi politik i futbollit”, ka thënë Duka për RTK-në.

“Arsye e bashkëpunimit me një shtet tjetër, përkatësisht me shtetin e Serbisë është mungesa e infrastrukturës. Benefit për Shqipërinë, organizimi i këtij aktiviteti është që Kombëtarja U21 merr pjesë në këtë organizim pa marrë pjesë në kualifikime, arsye tjetër është infrastruktura”, ka thënë Duka.

Marketing