Orlando dhe Phoenix kualifikohen në “Play-off”, Charlotte dhe Golden State mbyllin sezonin (Video)

Ekipet e Orlando Magic dhe Phoenix Suns vazhdojnë rrugëtimin në “Play-off” të ligës NBA, pasi në ndeshjet vendimtare triumfuan ndaj Charlotte dhe Golden State. Orlando, pa shumë dramë dhe me një lojë rutinë, arriti një fitore bindëse ndaj Charlotte me rezultat 121:90, duke siguruar një vend në raundin e parë të “Play-off”-it, ku do të përballet me skuadrën e Philadelphias.

Paolo Banchero udhëhoqi “Magjistarët” drejt fitores me 26 pikë, ndërsa paraqitje të shkëlqyer patën edhe Franz Wagner me 18 pikë dhe Wendell Carter me 16 pikë. Në anën tjetër, i vetmi që ishte në disponim për lojë te Charlotte ishte LaMelo Ball me 23 pikë.

Phoenix eliminon Golden State-in
Phoenix Suns eliminoi ekipin e Golden State duke fituar me rezultat 111:96. Jalen Green ishte i pandalshëm duke shënuar 36 pikë, ndërsa të pesë lojtarët e pesëshes startuese të “Suns” përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore.

Devin Booker shtoi 20 pikë;

Jordan Goodwin shënoi 19;

Dillon Brooks kontribuoi me 13 pikë;

Oso Ighodaro shënoi 10 pikë.

Te Golden State, koshashënuesi më i mirë ishte Steph Curry me 17 pikë, por me një saktësi dëshpëruese nga loja, duke realizuar vetëm 4 gjuajtje nga 16 tentime. Në raundin e parë të Konferencës së Perëndimit, Phoenix do të masë forcat kundër Portlandit.

/ Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF