Një ortek ka lënë të vdekur sot rreth dhjetë persona në një vendpushim skish në Austri, raporton agjencia austriake e lajmeve APA.
Një ortek varrosi me borë një pjesë të vendpushimit të skive Lech/Zuers në Austrinë perëndimore, tha APA, duke shtuar se një person u shpëtua.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe menjëherë në vendin e aksidentit janë dërguar disa helikopterë me ekipe shpëtimi.
“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar njerëzit”, thuhet në një deklaratë nga komuna e Lech.
Në kërkim po marrin pjesë rreth 100 persona dhe ekipet e shpëtimit kanë kërkuar helmeta me drita të montuara për të vazhduar kërkimet për viktimat edhe në errësirë.