Ballina Lajme Botë Orteku në Austri vret tre skiatorë holandez

Orteku në Austri vret tre skiatorë holandez

Një ortek pranë vendpushimit austriak të skive Solden ka vrarë tre skiatorë nga Holanda. Një person tjetër u shpëtua dhe u dërgua në spital.

Marketing

Viktimat ishin pjesë e një grupi turne skish prej 17 personash që ishin në ngjitje me katër udhërrëfyes austriakë. Turneu i skive përfshin përdorimin e skive me lidhëse dhe lëkura të veçanta që bëjnë të mundur lëvizjen në bore, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Grupi po shkonte drejt një strehe malore në rreth 2 mijë e 500 metra mbi nivelin e detit kur orteku, i cili ishte rreth 80 metra i gjerë, goditi pak para orës 11 të mëngjesit të së enjtes.

Exit mobile version