Osmani: A do kërkojnë falje të gjithë ata që tentuan ta dëmtojnë imazhin e shtetit para konferencës më të madhe në historinë e vendit?

Doli vendimi i Komisionit Shtetëror kundër korrupcionit dhe prokurorisë.
A do kërkojnë falje të gjithë ata që tentuan ta dëmtojnë imazhin e shtetit para konferencës më të madhe në historinë e vendit.

Marketing

Të nderuar bashkëqytetarë,

Gjatë mandatit tim si Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe si Kryesues i OSBE-së vitin e kaluar, patëm nderin ta organizojmë Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup, si ngjarjen më të rëndësishme në historinë tonë diplomatike. Për organizimin e këtij takimi shumë të çmuar, e përshtatëm qendrën tonë sportive “Boris Trajkovski”, projekt ky që kërkonte përpjekje dhe investime të konsiderueshme.

Ky proces fatkeqësisht na ka ngarkuar me shumë akuza, duke na shtyrë ta kërkojmë drejtësinë dhe të vërtetën.

Zgjedhja e kompanisë për përshtatjen e qendrës sportive, ndonëse e kritikuar dhe e shënuar me akuza për favorizim, me kërkesën time është hetuar thellësisht nga institucionet tona juridike – Prokuroria Publike dhe KShPK.
Konkluzioni i arritur nga të dyja institucionet është i qartë dhe i padyshimtë: procesi ka qenë në përputhje me ligjet tona, janë respektuar standardet më të larta për vlerësim të drejtë dhe korrupsion.

Gjatë kësaj periudhe jam përballur me një furtunë reagimesh negative dhe akuzash të pabaza. Jo vetëm që u vu në dyshim integriteti im, por kjo ngjarje hodhi hije mbi imazhin ndërkombëtar të vendit tonë. Megjithatë, zgjodha transparencën në vend të heshtjes, përgjegjësinë në vend të mbrojtjes; i kam dorëzuar vullnetarisht të gjitha dokumentet përkatëse në Prokurori dhe në Komisionin e Antikorrupsionit, i bindur në integritetin e Komisionit pranë MPJ-së, si dhe në integritetin tim.

Sot, pasi që të dy institucionet konfirmuan ligjshmërinë dhe ndershmërinë e procedurës së tenderit, ndihem i thirrur ta shpall atë. Rruga deri në këtë pikë ishte e mbushur me stres të panevojshëm dhe dyshime të pabaza, por ajo rrugë ka mbaruar. Sulmet e vazhdueshme që kalova nuk ishin vetëm kundër meje, por ishin sulme ndaj vlerave të vendit dhe parimeve të demokracisë sonë.

E ndaj këtë jo për të kërkuar falje, por për të pohuar forcën e institucioneve tona dhe qëndrueshmërinë e së vërtetës.

Faleminderit të gjithëve që më qëndruan pranë, besimi dhe mbështetja juaj ishte e rëndësishme gjatë gjithë këtij procesi. Për ata që dyshuan, nuk i konsideroj të këqij, sepse skepticizmi është element jetik i një demokracie të shëndetshme…

Marketing