OSMANI: Agjenda e reformës vazhdon pavarësisht nga sfidat politike

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë dhe sigurisë të Mbretërisë së Holandës, përfaqësuar nga Arjen Taselar , Shef i Departamentit për Marrëdhënie dhe Projekte Ndërkombëtare, Hans Jonkher Koordinator për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Ballkanit Perëndimor dhe qasje në BE.

Marketing

Në takim u diskutua për mundësitë për mbështetje të procesit të reformave në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në ofrimin e ekspertizës në fushat kyçe, siç janë gjyqësori, të drejtat themelore, sundimi i së drejtës, siguria dhe kështu me radhë.

“Një prej sfidave tona më të larta është ruajta e momentumit të reformave, sipas udhëzimeve të Samiteve të qershorit të BE-së, veçanërisht në pjesën e reformës gjyqësore dhe sigurimit të së drejtës – theksoi Osmani, duke potencuar fillimin e procesit të suksesshëm të skriningut vëzhgues pikërisht me kapitullin23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore.

Holanda është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Republikës së Maqedonisë dhe proceseve tona të integrimit,por edhe një vend me të cilin tradicionalisht kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të suksesshëm. Këtë mbështetje sigurisht që e pres edhe tani kur vendi po ballafaqohet me sfidën për të përmbyllur çështjen e perspektivës euroatlantike dhe për të filluar negociatat për anëtarësim në Be”-theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ekspertizën e ofruar nga Holanda,në procesin e adresimit të reformave të domosdoshme.

Në takim, Osmani referoi edhe mbi situatën aktuale politike, duke shprehur bindjen para bashkëbiseduesve, se sfidat aktuale politike nuk do të rrezikojnë agjendën e reformave të Qeverisë dhe se reformat e parashikuara do të zbatohen në kohë.

Marketing