Osmani: Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave nesër, por për fatin e kombit pasnesër

Në takimin e sotëm me qytetarët e Shkupit, i pari i Diplomacisë, Bujar Osmani kryetarit të BDI-së i ka përcjell mesazhet nga aktivistët partiak.

Marketing

“Falënderues për përkushtimin dhe përkujdesin e Ali Ahmetit për Shkupin. Secili shkupjan e ka ndje përkujdesin e Ali Ahmetit. Investuat në kuadro, të cilët udhëheqin procese të ndryshme. Janë në cdo fushë. Investuat në politika, institucione të cilët rikthyen dinjitetin e nëpërkëmbur të Shkupit dhe Cairit. Andaj, në emër të aktivistëve ju them Ju falëminderit z. Kryetar.

Mesazhi i dytë,
Jemi besnik ndaj vendimeve tuaja, ndaj politikave tuaja, të cilët nuk na zhgenjyen asnjëherë. Gjithmonë na bënë krenarë dhe fitimtarë. Edhe ato politika që dukeshin jo popullore, dolën ngadhnjimtare, largpamëse. Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave nesër por për fatin e kombit pasnesër.

Mesazhi i tretë, ne jemi gati. Jemi të mobilizuar. Nuk kam pa entuziazëm më të madh te aktivistët në Çair”, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij kryediplomati Osmani.

Marketing