Osmani: Alarmante: Pollogu rekord rajonal për ikjen e të rinjve!

Shkruan: Pajtim Osmani

Marketing

Të lodhur nga premtimet e kota, nga mashtrimet, nga gënjeshtrat, nga nepotizmi, nga partizimi, nga korrupsioni, nga mungesa e sundimit të ligjit, nga vjedhja e shtetit, të rinjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të vetmin shpëtim shohin ikjen nga vatra e tyre dhe vendosja në ndonjë vend ku sado kudo ka shpresë për një ekzistencë me dinjitet.
Statistikat e demografëve për emigracionin e të rinjve deri në moshën 35 vjeç në 20 vitet e fundit, për indeksin 1000 banorë, janë alarmante, për të mos thënë të kobshme për të ardhmen në këtë pjesë të Ballkanit. Nga Mali i Zi kanë emigrua 92 të rinj, nga Kroacia 215, nga Serbia 283, nga Shqipëria 290, nga BeH 291 dhe nga Maqedonia 402 të rinj. Por ajo që duhet veçuar është fakti se se rekordin absolut evropian e mban rajoni veriperëndimor i Maqedonisë, ku ikja është 603 të rinj, kurse në këtë rajon dihet se dominojnë shqiptarët.
Pra të rinjtë, sidomos ata shqiptarë, largohen të pashpresë nga vendlindja e tyre, sepse janë të lodhur nga “patriotizmi” i BDI-së, i cili kujdeset më shumë për të vdekurit se sa për të gjallët. Krimi e korrupsioni janë bërë vlera elitare, kurse “politikanët” e BDI-së, të pangopur nga pushteti, thonë:”akoma asgjë nuk keni parë”.
Për çfarë vlerë evropiane mund të flasim në një ambient, ku në vend të ligjit, sundon krimi. Tashmë i ka dalë e gjithë ngjyra patriotizmit të rrejshëm, sepse patriotizmi ka kuptim kur mirëqenia sociale e ekonomike është në nivelin e arsyeshëm. Të gjithë paguajnë tatim që të jenë të barabartë, kurse përfitojnë ata që janë në pushtet dhe militantët e tyre analfabet. Kur të gjitha këto të zeza i shohim gjithandej, atëherë është normale ikja alarmante, mbase biblike, e të rinjve shqiptarë. Por, në horizont, megjithatë shihet se ndryshimi do të vijë dhe se shpresa do të ngjallet.

Marketing