Osmani: BDI e ngec kodin zgjedhor, nuk dëshiron të ndërmarrë përgjegjësi për mosndëshkim të procesit zgjedhor

Sjellja e Kodit zgjedhor është jashtëzakonisht e rëndësishme për rregullimin e procesit zgjedhor dhe atë nga shumë aspekte. Së pari, për atë që duhet të implementohen rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa kjo veçanërisht është e rëndësishme tani në vigjilje të samiteve evropiane, por e dyta edhe për shkak të asaj që për herë të parë hyjmë në mënyrë të re të financimit të fushatave zgjedhore, ku shumë çështje duhet të rregullohen.

Marketing

Këtë sot në intervistë për MIA-n e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në lidhje me kërkesën e BDI-së për balancim detajor të njësive zgjedhore.

“Për të gjitha këto çështje arritëm konsensus midis partive politike. Një çështje e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nga e cila varet ligjdhënia e procesit zgjedhor është dallimi në numrin e votuesve në njësi të ndryshme zgjedhore”, potencoi Osmani.

Osmani për MIA-n theksoi se para disa ditësh Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe kryetari i saj Oliver Derkovski dërgoi letër deri te Ministria e Drejtësisë duke treguar se për herë të parë në katër njësi zgjedhore ka devijime prej mbi 5 për qind, e cila është jashtë kufizimeve ligjore.
“Dallimi mes njësisë së gjashtë zgjedhore dhe të tretë është rreth 40.000 votues, me çka i bën votuesit të pabarabartë, përkatësisht vota e tyre gjatë zgjedhjes së tyre nuk ka peshë të njëjtë. Dhe kjo është arsyeja dhe e saktë është se BDI e ngec për momentin në Kuvend kodin zgjedhor sepse nuk duam ta ndërmarrim përgjegjësinë për paligjshmëri të procesit zgjedhor. Ekzistojnë paralajmërime se njerëzit mund të parashtrojnë ankesa deri te Gjykata Kushtetuese për mosndëshkimin e procesit zgjedhor dhe ajo plotësisht ta komplikojë jo vetëm procesin zgjedhor, por edhe situatën politike në përgjithësi”, thotë Osmani.

Ai përmendi se për atë kanë propozuar zhvendosje të llogaritura të sakta dhe të matura mirë në vende zgjedhore nga njëra në tjetër njësi zgjedhore, me qëllim që të gjitha njësitë zgjedhore të bien nën limitin zgjedhor prej pesë për qind.

“Apelojmë deri te partitë politike ta pranojnë këtë amendament të BDI-së sepse qëllimi i këtij amendamenti është vetëm ligjdhënia e procesit dhe mundësimi i barazisë në peshën e zërit të çdo qytetari në të cilën ka qenë njësia zgjedhore. Shpresojmë se partitë politike do të reflektojnë në këtë nevojë dhe nuk do të lejojnë rrezik të mosndëshkimit të procesit zgjedhor, i cili plotësisht mund ta vështirësojë gjendjen politike në vend”, porositi Osmani në intervistë për MIA-n, e cila tërësisht do të publikohet nesër.

Marketing