Osmani: BDI nuk ka interes nga rikthimi i Gruevskit

Ministri Bujar Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, duke folur për temën e rikthimit eventual të Nikolla Gruevskit, lëshoi kritika ndaj partive opozitare shqiptare. Kthimi i Gruevskit, sipas tij, nuk është punë e BDI-së, ndërsa shtoi se ndihet i habitur për shqetësimin që shpreh për këtë temë, opozita shqiptare.

Marketing

“BDI as nuk fiton e as nuk ka ndonjë interes nga kthimi i tij dhe nuk ka pse të punojë për kthimin e tij. Nuk ka pasur takime të tilla. Këto janë lojëra brenda kampit politik maqedonas”, tha mes tjerash Bujar osmani.