Osmani: Bisedimet në tetor, shtyrja krijon frustracione

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, mendon se në tetor do të marrim datë për fillimin e bisedimeve, për faktin se prolongimi u bë për arsye teknike, pasi Bundestagu gjerman nuk pati kohë të shqyrtojë raportin për vendin tonë dhe nuk ishte dilemë politike e vendeve anëtare të BE-së.

Marketing

Por, një shtyrje e radhës, sipas Osmanit, do të krijonte frustracione për qytetarët e vendit tonë. Sidoqoftë, Osmani thotë se do të vazhdojnë përpjekjet politike për procesin eurointegrues. Ne nuk kemi humbur asnjë ditë në procesin e negociatave që nga qershori 2018, sepse në këtë periudhë është rrumbullakuar 2/3 e skriningut dhe deri në dhjetor do të përfundohet me pjesën e mbetur të skriningut shpjegues, sqaron Osmani.

“Meqë jemi në pritje të kësaj date, ne vlerësuam se tani është koha për të definuar të gjitha aspektet nga ana jonë. Ne duam të kemi një vendim, sepse pa parashikueshmëri politike brenda në Evropë dhe brenda tek vendet anëtare, në njëfarë mënyre nuk na le të qetë do të thosha në një mënyrë, deri në momentin kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të marrë vendimin për fillimin e bisedimeve”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Sa i përket aspektit teknik të procesit të skriningut dhe bisedimeve, gjithçka ka shkuar sipas dinamikës, thotë kryenegociatori teknik, Bojan Mariqiq, dhe në këtë fazë, sipas tij, jemi në të njëjtin hap me Shqipërinë.

“Në bazë ta procesverbaleve dhe në bazë të skriningjeve, në rrjedhë është përgatitja e analizës së dallimeve mes asaj se sa kemi bërë dhe sa duhet të bëjmë, që të arrijmë pajtueshmëri në kapituj të caktuar. Për këtë, është në rregull të themi se nuk jemi vonuar sepse jemi në fazë përgatitore të njëjtë me Shqipërinë të themi, e cila bashkë me ne në pjesën teknike udhëheq me bisedimet dhe të gjitha hapat që i kemi bërë deri më tani, pjesa përmbajtjesore dhe përgatitje institucionale, është në koordinim me kolegët e KE-së, me të cilët në njëfarë mënyrë diktojmë dinamikën e ecjes përpara”,- tha kryenegociatori teknik, Bojan Mariçiq.

Me vendimin qeveritar është definuar strukturën negociuese për integrim në BE. Komitetit për bisedime me BE-në, delegacioni shtetëror – prezantues në konferencën e përbashkët me BE-në, grupi punues tekniko – administrativ dhe SÇE, janë organet që do të udhëheqin bisedimet me BE-në, sqaruan kryenegociatori politik dhe ai teknik për negociata, Osmani dhe Mariqiq.

Marketing