Osmani – Bjornstad – Stafanson: Projekti progresi nordik – mbështetje e vazhdueshme për integrimet evropiane të vendit

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim të përbashkët me Ambasadorin e Norvegjisë Arne Sanes Bjornstad dhe Ambasadorin e Suedisë në vend Mats Stafanson.

Marketing

Tema kryesore ishte mbështetja e Maqedonisë së Veriut për aderim në BE në kuadër të projektit progresi Nordik, ndërkaq u hapën edhe temat lidhur me integrimin evropian të vendit në aspektin e rritjes së ndihmës financiare për zbatimin e reformave dhe mbështetje të politikave në vend në periudhën aderuese.

Norvegjia dhe Suedia gjithmonë kanë qenë mbështetësit tanë të fuqishëm dhe vende mike, në veçanti në mbështetjen e qëllimeve tona strategjike dhe prioritare, si që është aderimi i vendit në BE, dhe në këtë kuptim, jam i kënaqur nga mbështetja e drejtpërdrejtë për procesin më të rëndësishëm në vend në këtë moment – negociatat aderuese me BE-në, si pjesë e procesit në përgjithësi të integrimit evropian”, theksoi Osmani.

Në vazhdim Osmani në detaje referoi për mbështetjen të cilën e shfrytëzon Sekretariati në këtë periudhë, që fokusohet në përgatitjen për zbatimin e fazës së dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA), vendosjen e strukturës negociuese, si dhe përmirësimin e transparencës së institucionit lidhur me procesin e integrimit evropian në përgjithësi.

Vitin e kaluar u nënshkrua memorandum për mirëkuptim mes Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë me të cilën u sigurua bashkëpunim projektues bilateral për mbështetje të zhvillimit socio- ekonomik, në veçanti të rajoneve të pazhvilluara dhe procesit të integrimit evropian të vendit nga ana e Zëvendëskryeministrit Osmani dhe Ambasadorit Bjornstad, për mbështetje financiare të vendit në lartësi mbi 3 milion euro vjetore, që paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit bilateral që zgjat më shumë se dy dekada.

Marketing