Ballina Lajme Maqedoni Osmani: Bullgaria heq kufizimet e udhëtimit për shtetasit e RMV-së

Osmani: Bullgaria heq kufizimet e udhëtimit për shtetasit e RMV-së

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani përmes një publikimi në fejsbuk njofton se duke filluar nga nesër, 10 tetor, Republika e Bullgarisë i tërheq kufizimet për udhëtim për shtetasit tanë në territorin e saj.

Marketing

‘Me vendimin e fundit, Maqedonia e Veriut nga zona e kuqe është zhvendosur në zonën portokalli. Ndalesa është shfuqizuar për të gjithë ata të cilët kanë certifikatë për vaksinim (14 ditë nga marrja e dozës së dytë) ose certifikatë që e ka kaluar sëmundjen (nga dita e 11-të deri në ditën e 180 të rikuperimit), si dhe PCR test negativ (jo më të vjetër se 72 orë)’ shkruan Osmani.

Postimi i plotë:

Informacionet më të reja për vendimet e fundit të Qeverisë në Sofje. Duke filluar nga nesër, 10 tetor, Republika e Bullgarisë i tërheq kufizimet për udhëtim për shtetasit tanë në territorin e saj.
Me vendimin e fundit, Maqedonia e Veriut nga zona e kuqe është zhvendosur në zonën portokalli. Ndalesa është shfuqizuar për të gjithë ata të cilët kanë certifikatë për vaksinim (14 ditë nga marrja e dozës së dytë) ose certifikatë që e ka kaluar sëmundjen (nga dita e 11-të deri në ditën e 180 të rikuperimit), si dhe PCR test negativ (jo më të vjetër se 72 orë).

Exit mobile version