Osmani: Bullgaria mund të na bllokojë edhe për pastërtinë e Vardarit

Përderisa vendimet për zgjerim sillen me konsensus, Bullgaria mund të na bllokojë për cilëndo çështje, madje edhe për atë se a është i pastër ose jo lumi Vardar, deklaroi ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë. Ai vlerëson se me metodologjinë e re u është dhënë më shumë fuqi vendeve anëtare në llogari të komisionit, që të mund të bllokojnë kë të duan.

Marketing

“Ne kemi kalkuluar edhe atë mundësi e kanë 200 herë gjatë procesit. Dëshiroj që qytetarët të binden se asgjë nuk do të bëjmë shpejtë, plotësisht jemi të vetëdijshëm se cilët janë interesat e qytetarëve, pritshmëritë e tyre, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se sa është i rëndësishëm për ta anëtarësimi në BE. Nëse ka një efekt pozitiv kolateral nga kjo bllokadë është që qytetarët u bashkuan në solidarizimin ndaj popullit maqedonas për shkak se në ndonjë farë mënyrë nën sulm të drejtpërdrejtë janë atributet e tyre kombëtare dhe këtu u tregua pamja e vërtetë e RMV me të cilën duhet të krenohemi”, tha Osmani.

Pyetjes, pse autoritet bullgare pohojnë se nuk e kontestojnë gjuhën dhe identitetin maqedonas, Osmani iu përgjigj:

“Për shkak se me shumë gjasa duan të tregojnë se nuk e kontestojnë definicionin e sotëm të gjuhës, por e kontestojnë rrënjën historike të gjuhës. Në këtë aspekt ata e prezantojnë si jo-kontestim i atributeve të identitetit të cilin tani e ka shteti, megjithatë kjo është nëse e kanë atë qasjen e definimit të kontestit historik. Megjithatë me kërkesën që të definohet në përputhje me klauzolën gjuhësore të marrëveshjes së vitit 2017, dukshëm është se ri definohet edhe definimi i sotëm i gjuhës”.

Osmani ende është optimist se në shtator është afati tjetër kur pritet të arrihet marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes. Ai tha se kjo marrëveshje do të rezultojë me disa hapa që kryesisht janë në lidhje me kryesimin slloven, me propozimin portugez dhe Udhërrëfyesin, i cili, siç premtoi, para shtatorit do të definohet nga Maqedonia dhe Bullgaria.