Osmani dekreton dy vendime për uniformën e FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar dy vendime që ndërlidhen me uniformën e FSK-së.

Marketing

Osmani ka dekretuar dukjen e Beretës Vishnje “Maroon” të uniformës kamuflazh të FSK-së, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, Osmani ka dekretuar edhe dukjen e Beretës së Gjelbër të Uniformës Kamuflazh të FSK-së.

Këto dy dekrete janë nxjerrë në mars, njëri më 18 e tjetri më 7 mars.

Marketing