Ballina Aktuale Osmani dhe Besimi nesër në Bruksel, prezantojnë studimin për zhvillim të qëndrueshëm,...

Osmani dhe Besimi nesër në Bruksel, prezantojnë studimin për zhvillim të qëndrueshëm, të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Nesër, 28.01.2020 (e martë), me fillim në ora 11:00, në selinë e UNDP-së në Bruksel, do të mbahet panel – prezantim i studimit të titulluar “Rruga evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut: Arritja e zhvillimit më të shpejtë, më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm”, që është projekt i përbashkët i Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe zyrës së UNDP-së në vend.

Marketing

Në kuadër të panelit fjalën e tij do ta ketë Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut , Narine Sahakjan. Krahas nikoqirëve, në panel pritet që fjalë të ketë edhe Dejvid Kulen, udhëheqës i Departamentit për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Drejtorinë për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerimin e Komisionit Evropian (DG NEAR), si dhe përfaqësuesi i zyrës së UNDP-së në Bruksel – Tomas Dederuvarder.

Gjetjet e studimit do ti prezantojë Fatmir Besimi, Këshilltar për Çështje Ekonomike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zëvendëskryeministër i mëparshëm për Çështje Evropiane.

Në prezantim pritet pjesëmarrës të jenë një numër i madh të Ambasadorësh të BE-së, përfaqësues të vendeve – anëtare në Bruksel, delegatë nga grupet punuese të Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor (KOVEB), euro-deputetë, përfaqësues të Drejtorive të përgjithshme përgjegjës për ndjekjen e gjendjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të kabineteve të komisionarëve të rij, përfaqësues të mëparshëm të BE-së që kanë punuar në Maqedoninë e Veriut si dhe përfaqësues të tjerë të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe gazetarë, me seli në Bruksel.

Exit mobile version