Osmani do të takohet me Sekretarin shtetëror në MPJ të Norvegjisë, Audun Halvorsen

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani me fillim në ora 11:15 në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, do të mbajë takim me Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Audun Halvorsen.

Marketing

Zëvendëskryeministri Osmani dhe Sekretari Shtetëror Halvorsen me fillim në ora 11:40 do të kenë deklarata për media, pas së cilës do të vijojë nënshkrim i Marrëveshjes për bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme/ Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë dhe UNOPS.

Arritja e ekipeve gazetareske është paraparë deri në ora 11:30.

Marketing